Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën dhe kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose ose fshehje pasurie.
Dënimi u shpreh prokurorja e SPAK, të pezullohet duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.
Lidhur me këtë dosje, raporton gazetarja Anila Hoxha, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesi argumentat e tij për të kundërshtuar akuzën. Ish Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.
Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.