Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu dhe përreth, kanë marrë jetën e të paktën 217 personave, transmeton Anadolu.

Qeveria e Nepalit tha se ka nisur përgatitjet për ndihma ndaj qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në rajon ose kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësisë.

Policia njoftoi se numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës është rritur në 217, ndërsa 143 persona janë lënduar.

Ndërkaq, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon për 28 personat e zhdukur.

Shirat mosun të cilat janë efektive në vend çdo vit midis qershorit dhe shtatorit, shkaktojnë humbje jete dhe prona.