Presidenti iranian Massoud Pezheskian tha sot se Izraeli do të përballet me një përgjigje të ashpër nëse nuk ndalon ato që ai i quajti “krimet e tij”.
“Nëse regjimi sionist (Izraeli) nuk ndalon krimet e tij, ai do të përballet me reagime më të ashpra”, tha presidenti iranian teksa nisej për një udhëtim të planifikuar në Katar, raportuan mediat shtetërore.
Pezeskian i tha televizionit shtetëror se qëllimi i parë në Doha është diskutimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë e Katarit.
Në të njëjtën kohë, ai do të marrë pjesë në një sesion të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik.
“Qëllimi i dytë është të diskutohet se si vendet aziatike mund të parandalojnë krimet izraelite në rajon…dhe të parandalojnë armiqtë që të shkaktojnë trazira në Lindjen e Mesme,” tha Pezeskian