Tre persona, dy burra dhe një grua u vranë nga disa persona të paidentifikuar në Lisbonë të Portugalisë.
Të shtënat ndodhën në lagjen Penha de Franca, një lagje e vjetër e klasës punëtore të Lisbonës.
Vrasje të tilla janë të rralla në Portugali, e cila konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë, por krimi ka qenë në rritje kohët e fundit.
Portugalia renditet si vendi i 7-të më paqësor në botë, sipas Indeksit Global të Paqes. Por raporti i fundit i sigurisë kombëtare thotë se krimi i dhunshëm u rrit me 5.6% vitin e kaluar nga nivelet e vitit 2022 në 14,022 raste, më shumë se një e treta e tyre.