Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen mbi kujdestarinë e vajzës së saj me reperin e njohur, Fero.

Pas bujës së madhe në rrjet dhe pas një dekoratave të reperit se ajo nuk e linte të takonte të bijën, ajo ka thyer heshtjen duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë.

Bukuroshja ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet përkrah vajzës së saj, Ninës, ndërsa shkruan: “Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se te cili prind ishte problemi”.

ARBENITA

Kjo natyrisht se ka qenë një thumb për ish-partnerin e saj, me të cilin ka qenë bashkë për disa vite. Fero më herët tregoi se ka fituar kujdestarinë e vajzës.

“Për të gjithë baballarët dhe nënat që nuk janë pranë fëmijëve të tyre, e lus Allahun e Madhërishëm të ju bashkojë sa më shpejt me fëmijët tuaj,” u shpreh ish-reperi.

Ndër të tjera ai shtoi se është shumë i lumtur që ka pranë vogëlushen e tij  duke u shprehur se është “duke fluturuar”.

“Nuk e keni idenë se sa i lumtur jam pas bashkimit me vajzën, jam duke fluturuar.”

Kujtojmë që disa ditë më parë Fero ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.