Ronela Hajati së fundmi u bë kryefjalë e rrjetit pasi deklaroi se njeh disa shqiptarë të cilët janë sinonim i Diddy-t.

“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy’’, shkruajti këngëtarja në postimin e bërë.

Mirëpo, ditën e djeshme me anë të një postimi tjetër Ronela shkruan se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti dhe se showbizi është i targetuar për veprime të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh. Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona,” shkroi Ronela.

Ndër të tjera ajo theksoi edhe njëherë se Shqipëria ka plot sinonime të Diddy-t, të cilët janë dhe njerëz të thjeshtë jo vetëm miliarder.

“Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop “targeting people” kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë,” përfundoi Hajati.