Dy persona që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i shisnin, janë arrestuar nga policia. 

Në pranga ranë F. T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.