Një shofer taksie ka rënë pre e një grabitjeje nga dy persona në Tiranë. 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Bllokut, ku dy personat, ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shoferit dhe janë larguar. 

“Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar”,-njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.