Qendra e studimit për fëmijët e ciklit fillor “EduCare by Keit’s Zone” sapo ka nisur regjistrimet.
Gjatë vitit të parë, fëmijët përveçse u ndjenë si në një familje të dytë, forcuan edhe më shumë dijet e marra në shkollë dhe dëshmi e kësaj janë rezultatet e arritura prej tyre përgjatë vitit shkollor.
Në klasat e veçanta për studim dhe kreativitet, kurset e anglishtes, por edhe programet art & craft për zhvillimin e fantazisë, fëmijët kalojnë disa orë mjaft frytdhënëse përsa i përket përgatitjes mësimore, por edhe argëtimit.
Me përkushtimin që i ka karakterizuar përherë në punën me vogëlushët, stafi i qendrës “EduCare by Keit’s Zone” ka përgatitur një paketë të plotë mësimore dhe shërbimesh, që do të kënaqë jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e tyre.
“Ne ofrojmë si fillim sigurinë dhe garancinë e e secilit fëmi. Ofrojmë transportin nga shkolla në qendër, ose nga qendra në shkollë për fëmijët që janë në kursin e pasdites. Ofrojmë ushqimin, aktivitete të ndryshme, përveç procesit mësimor në qendër. përveç ushtrimeve shtesë ne punojmë edhe me art & craft, lojëra tavoline, si dhe kinema një herë në javë, si dhe kursin e anglishtes”,- thotë administratorja e qendrës, Romina Matoshi.
Në varësi të turnit që nxënësit mësojnë në shkollë janë ideuar edhe paketat me oraret respektive për pritjen e fëmijëve në qendër duke u mundësuar kështu prindërve të ndjekin të pashqetësuar aktivitetin e tyre profesional. E ndërsa qendra është gati për pritjen e të regjistruarve të rinj, administratorja e saj, Romina Matoshi fton prindërit t’ju bashkohen për një vit të ri shkollor të suksesshëm.
“Nëse po kërkoni një vend të sigurt, edukativ, krijues dhe argëtues për fëmijët tuaj ju mirëpresim në “EduCare by Keit’s Zone”. Regjistrimet sapo kanë filluar”,- thotë ajo.
M.B.





