Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në Fier, në vendin e quajtur Varibop.

Raportohet se një makinë ka humbur kontrollin për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një tokë bujqësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe dy ambulanca, ndërsa personat e plagosur u transportuan në spital.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.