Një 19- vjecar i cili aksidentoi për vdekje një këmbësor dirën e djeshme, mësohet se është vënë në praga.

Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç në Dibër. 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.