Një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë rezervuarit në fshatin Palaq, Prezë. Nga veprimet e para, thuhet se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet të jetë mbytur.

Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për t’u freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.