Mbrëmjen e sotme, në orën 22:20, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh., 58 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe në bashkëpunim me zjarrfikësen vijon puna për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.





