Kryeministri i Serbisë Millosh Vujçeviç ka kryer sot një vizitë zyrtarë në Maqedoninë e Veriut. Vuçeviç është pritur nga homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski dhe ministrat maqedonas të kabinetit qeveritar.

Pritja zyrtare  e kryeministrit serb është bojkotuar nga ministrat shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut që e pritën kryeministrin serb ishin zv.kryeministrat Aleksandar Nikollovski dhe Ivan Stoilkoviç, shefi i diplomacisë Timço Mucunski, si dhe ministrja për Energjetikë, Bozhinovska.

Deri më tani nuk ka qëndrim zyrtar nga Koalicioni VLEN, nëse të njëjtët kanë vendosur ta bojkotojnë kryeministrin serb. Koalicioni shqiptar VLEN në Qeverinë e RMV-së përfaqësohet me gjashtë ministra, ndërsa Izet Mexhiti mban edhe pozitën e zv.kryeministrit të parë.