Një kamion është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier.

Konkretisht kamioni ka shperthyer në flakë në Bypass-in e Fierit prane Spitalit “Memorial”.

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikese për të shuar flakët. Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.