Vendose tek kategoria superlige.Edi Martini trajneri i javës së tetë, në formacion edhe dy lojtarët të Teutës
Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, u mbyll pasditen e së dielës me ndeshjet Vllaznia – Elbasani dhe Teuta – Tirana.
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin e javës dhe trajnerin e javës, pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të Superiore.
Dy lojtarë të Teutës, Krymi dhe Simeu, u zgjodhën në formacionin e javës, ndërsa trajner u zgjodh Edi Martini.
Sipas trajnerëve, portieri i javës u zgjodh Kristi Qarri, “gardiani” i Vllaznisë.
Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta).
Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Vllaznia).
Ndërkohë në sulm u zgjodhën Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo).
Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut, ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.
Sipas trajnerëve, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga Martini mposhti të dielën Tiranën me rezultatin 3-1.