Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nesër do të vizitojë Kosovën.

Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best, si dhe trupat e KFOR-it.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç, ku do të diskutojnë për marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës.