Prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi është arrestuar nga policia këtë të mërkurë në Kavajë.
Dyshimet e para janë se prokurori është përfshirë në korrupsion, bashkë me të është arrestuar dhe shoferi i tij.
Mësohet se ndaj tij është lëshuar dhe një urdhër kontrolli në banesë.





