Një inxhiniere e re është përplasur për vdekje nga një rrul shtrimi që raportohet se kishte keqfunksionuar në një kantier ndërtimi në Brazil.

27-vjeçarja Rafaela Martins de Araujo, u dërgua në qendrën shëndetsore të Lagomar por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Ajo punonte për kompaninë MJ2 Construction, e kontraktuar nga grupi i naftës Petrobras, si menaxhere ndërtimi.

Rruli që po operohej në zonën e inerteve të kantierit raportohet se humbi kontrollin e frenave dhe goditi Rafaela më 7 tetor, sipas mediave vendase.

E ndjera ishte diplomuar për inxhinieri civile në 2020 në universitetin e Mogi das Cruzes. Kompania Petrobras tha se ishte e shtangur dhe e trishtuar nga vdekja e inxhinieres.

Débora Simoes, drejtuese e sindikatës së punonjësve të Fluminense (Sindipetro-NF), tha: “Jemi të trishtuar nga kjo që ndodhi dhe ofrojmë ngushëllime për familjen”.

Policia vendase tha se po heton incidentin e rëndë, shkruan rrjeti The Sun.