Një astronaut i NASA-s, Matthew Dominick, ndau një foto të mahnitshme të uraganit Milton nga dritarja e kapsulës SpaceX në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Uragani pritet të godasë Floridën pas mesnatës, vetëm dy javë pas stuhisë Helene, e cila shkaktoi më shumë se 220 viktima dhe miliona pa energji elektrike.
Zyrtarët paralajmërojnë se Milton do të jetë “vdekjeprurës dhe katastrofik”, duke detyruar miliona njerëz të evakuohen nga zona të rrezikshme. Parashikohet që uragani të arrijë në tokë si një stuhi e kategorisë së tretë mbi Sarasotën jugore.
Presidenti Joe Biden theksoi rëndësinë e largimit nga këto zona, duke e cilësuar si një çështje “jete dhe vdekjeje”.