Policia ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen që ndodhi pak më parë në plazh.

Burimet zyrtare sqarojnë se viktima është rreth 60-vjeç, ende i paidentifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.