Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kavajë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. 

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe”, njoftoi policia.

Autoritetet i kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme