Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Thumanë, pre e së cilës ka rënë një 62-vjeçar.

Nga burimet zyrtare mësohet se tre persona të paidentifikuar i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane, nën kërcënimin e sendeve të forta.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin. 

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes