Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit,

Ai e ka falenderuar Kurtin për takimet që ka zhvilluar në Bruksel dhe sipas tij, këto takime tregojnë marrëdhëniet e ngushta midis BE-së dhe Kosovës.

“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, shkruhet në letër.