Të shpenzosh para është mjaft e lehtë, por t’i shpenzosh ato në mënyrë të zgjuar, kjo po që është e ndërlikuar. Dy gra tepër të suksesshme, eksperte në financë e marketing, Hiral Jain dhe Rutvi Tiwari, japin 4 këshilla të zgjuara për të shpenzuar paratë tuaja. Gjejeni çfarë, këto këshilla janë falas!

1. Edukoni veten tuaj

Të edukoni veten tuaj do të thotë të mësoni sa më shumë si funksionon bota e biznesit dhe e financave. Informacioni dhe njohuritë kurrë nuk do t’ju lënë në baltë. Ndaj, nëse nuk doni të shpenzoni para me kurse dhe intershipe, mjafton të lexoni libra rreth ekonomisë dhe biznesit. Mësoni rreth njerëzve më të pasur e më të suksesshëm dhe përpiquni të ecni në hapat e tyre.

2. Bëni mirë llogaritë

Sipas Hiral Jain, përpara se ju të investoni duhet të bëni mirë llogaritë, se cilat janë rreziqet dhe cilat përfitimet. “Ëndrrat janë dëshirat që ka zemra, por në bashkëpunim me mendjen dhe logjikën. Filloni me pak dhe merreni hap pas hapi,” shprehet ajo.

3. Përgatituni për emergjenca

Rutvi Tiwari ju këshillon të bëni plane afatgjata, duke u përgatitur kështu për emergjencat. Ajo thotë se duhet të jeni gati për një të papritur në shëndetin tuaj, familjen apo edhe vendin e punës. “Mbani të ardhurat tuaja për jetesë dhe ato për investime të ndara,” sugjeron ajo.

4. Përcaktoni cili është qëllimi juaj

Filloni herët, filloni ngadalë! Rutvi sugjeron të përcaktoni qëllimet tuaja sa më herët, e ta vendosni veten përballë përgjegjësisë. Ajo mendon se nuk mund të shpenzoni pafund e më pas të prisni të ndodhë një mrekulli. Duhet të kurseni që në fillimet tuaja për të arritur qëllimet që keni!

Jemi të sigurtë se këto këshilla do t’ju ndihmojnë. Bëni hapa të vegjël sepse kështu do të arrini gjëra të mëdha. Mos harroni të na falenderoni më vonë!