Arkitektët e jashtëzakonshëm japonezë kanë krijuar aeroportin futuristik në ujin e gjirit Osaka në Japoninë qendrore, rreth 400 km në perëndim të Tokios. Statistikat thonë se gjiri është 27 metra i thellë dhe uji i tij më pas rrjedh drejt oqeanit Paqësor.

Aeroporti ndërkombëtar Kansai pranë qytetit Osaka është ndërtuar mbi ishullin artificial të Kankūjima – fillimisht i krijuar si një zgjidhje për mbingarkesën e aeroportit të Osaka. Ishulli është i ndarë më dysh për secilën nga ndërtesat e aeroportit, terminali 1 dhe terminali 2.

Terminali Një, i dizenjuar nga Renzo Piano, pret fluturimet ndërkombëtare dhe ato vendase të linjave të mëdha dhe ka një ndërtesë rreth 1.5 km të gjatë, ndërsa terminali 2 është për fluturime lokale, shkruan rrjeti britanik Unilad.

REPORT AD

BOTA

Aeroporti $20 trilionësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë 

Aeroporti ndërkombëtar Kansai pranë qytetit Osaka është ndërtuar mbi ishullin artificial të Kankūjima dhe…

Silvia Tabaku

Silvia Tabaku

21:24 | 12 TETOR 2024SHPËRNDA

Arkitektët e jashtëzakonshëm japonezë kanë krijuar aeroportin futuristik në ujin e gjirit Osaka në Japoninë qendrore, rreth 400 km në perëndim të Tokios. Statistikat thonë se gjiri është 27 metra i thellë dhe uji i tij më pas rrjedh drejt oqeanit Paqësor.

Aeroporti ndërkombëtar Kansai pranë qytetit Osaka është ndërtuar mbi ishullin artificial të Kankūjima – fillimisht i krijuar si një zgjidhje për mbingarkesën e aeroportit të Osaka. Ishulli është i ndarë më dysh për secilën nga ndërtesat e aeroportit, terminali 1 dhe terminali 2.

Terminali Një, i dizenjuar nga Renzo Piano, pret fluturimet ndërkombëtare dhe ato vendase të linjave të mëdha dhe ka një ndërtesë rreth 1.5 km të gjatë, ndërsa terminali 2 është për fluturime lokale, shkruan rrjeti britanik Unilad.

https://fb29c2c69b6cbe3f08cf918b3e5944c9.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Impjanti është hapur në 1994 dhe deri tani raportohet se është fundosur 12 metra.

Vetë fakti që ai është fundosur vetëm 12 metra në 30 vjet, është provë e aftësive të mahnitshme të inxhinierisë civil, thonë ekspertët

Megjithëse inxhinierët mendonin se kishin llogaritur gjithçka gjatë ndërtimit, si konsolidimin e rërës mbi të cilën qëndron aeroporti, ata nuk kishin llogaritur sesa i paparashikueshëm mund të jetë niveli i rërës dhe xhepave që mund të formohen në të.

Megjithë shpenzimet milionere për të krijuar murin e detit, ishulli pritet të fundoset edhe 5 metra të tjera deri në vitin 2056, dhe rrjedhimisht të mbulohet nga uji rreth vitit 2100.

Aeroporti është nga më të ngarkuarit në vend dhe i preferuar nga amatorët e teknologjisë në rrjetet sociale. Një prej tyre shkruante në rrjetin Twitter: “Kansai Airport është i ndërtuar në oqean, cfarë vendi i mrekullueshëm”.