Vllaznia e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Kuqeblutë u mposhtën nga Teuta në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 95-87. Në fakt, pritej një paraqitje ndryshe nga shkodranët, nisur kjo edhe nga afrimet e bëra në merkaton e verës, por nuk rezultoi kështu.
Perioda e parë u mbyll në shifrat e barabarta 20-20. Një rezultat i tillë u duk se do t’i jepte zemër basketbollistëve të Vllaznisë, por kjo nuk ndodhi. Teuta dominon në parket dhe e mbyll periodën e dytë 24-13.
Një epërsi e tillë thuajse u ruajt deri në fund dhe pavarësisht se shkodranët herë pas here tentonin të afroheshin, nuk ia dolën dot. Pak sekonda para fundit, diferenca ngushtohet deri në 3 pikë, por jo më shumë sepse Teuta e thellon sërish avantazhin dhe ia del ta fitojë ndeshjen me rezultatin 95-87. Teuta dominoi lojën dhe fitoi me meritë.
Tashmë, ndeshja e rradhës për Vllazninë do të jetë në transfertë ndaj Tiranës. Për Teutën ishte fitorja e parë në ndeshjen e e parë të kampionatit, një start perfekt në një ndeshje të menaxhuar me kujdes dhe e fituar me meritë. Ekipi tregoi vendosmëri, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në sezon.