Gaz Paja dhe Ira Seferi duket se i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare nga e cila kanë edhe një djalë!
Prej kohësh, dyshja nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale, pavarësisht se aktori ruan ende të gjitha postimet me nënën e djalit të tij.
Lajmeve të disa kohëve më parë që flisnin për një ndarje të çiftit, duket se u është dhënë konfirmimi me këtë veprim të fundit të aktorit.
Gazi është shfaqur i vetëm në një event që bëri bashkë personazhet e njohur në Pallatin e Operas në kryeqytet, ku shfaqej premiera e filmit serial “Prokurori”.