Shqipëria vuan në Tbilisi, por në fund merr tri pikët duke mundur me shifrat 1-0 Gjeorgjinë, për herë të parë në transfertë.
Protagonist ishte mesfushori Kristjan Asllani, i cili e konvertoi në gol asistin e sulmuesit Tuci, në fillim të pjesës së dytë.
45 minutat e parë ishin të ekulibruar, ku vendasit ishin më kërkues, por kuqezinjtë patën dy mundësi të mira për të shënuar, por pa arritur ta gjejnë rrjetën.
Në pjesën e dytë, Shqipëria e nis në sulm dhe pas një aksioni model, Asllani, tundi rrjetën.
Në minutat në vazhdim kuqezinjtë administruan rezultatin dhe patën shanse për ta mbyllur ndeshjen me Bajramin dhe Seferin, por të dy gabuan dhe gjithçka u mbyll 0-1.
Me këtë fitore Shqipëria u ngjit në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e tretë, aq sa Gjeorgjia e para.