Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem.
Mësohet se në aksident janë përfshirë pesë makina.
Gjithashtu si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit.
Por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siç raportohet njëri nga drejtuesit e mjetit është me kombësi maqedonase.