Gjatë diskutimit në panelin kushtuar rindërtimit të Ukrainës, në konferencën e organizuar në Gdansk, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Mali i Zi dhe Shqipëria mbeten shtete pararojë në procesin e zgjerimit.
Sipas Kos, Mali i Zi do të pasohet nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.
“Kandidati më realist për anëtarësimin më të afërt në Bashkimin Evropian është Mali i Zi. Jam e gatshme të parashikoj me besim anëtarësimin e këtij shteti para përfundimit të mandatit tim në vitin 2029. Dua të vë në dukje progresin e Shqipërisë, e cila tashmë është e gatshme të mbyllë kapitujt e negociatave.
Kos gjithashtu nuk e përjashtoi anëtarësimin e Islandës, nëse qytetarët e mbështesin atë në referendumin që do të organizohet në muajin gusht.
Sipas Kos, dinamika e zgjerimit të BE-së tani është më e lartë se në dekadën e fundit. Megjithatë, Kos theksoi se komuniteti evropian duhet ta përshpejtojë këtë proces.
Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.





