15-vjeçari A.Gj., i dyshuar si autor i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij në Shkodër mbrëmjen e së hënës, ka deklaruar në polici se njiheshin prej vitesh me njëri-tjetrin pasi banojnë në të njëjtën lagje.
Në dëshminë që dha para grupit hetimor në kushte të rënduara psikologjike, autori i dyshuar ka deklaruar se 15-vjeçarin e goditi për vdekje me thikën e tij.
“Fillimisht u zumë, pastaj ai më goditi me thikë në sup. Unë mora thikën e tij dhe e godita disa herë”, mësohet të ketë thënë i mituri.
I pranishëm gjatë sherrit mes dy 15-vjeçarëve ka qenë edhe një tjetër fëmijë i mitur.
Krimi i rëndë ndodhi të hënën në Shkodër në lagjen “Skënderbeg”. 15-vjeçari u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, e që për pasojë humbi jetën në spital si pasojë e plagëve.