Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, qëllon veten me armën e shërbimit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit.
Efektivi, rreth 40 vjeç ndodhej në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa është transportuar në spital me autoambulancë.