Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Torino të Italisë pasi kishte fshehur në shtëpinë e tij mbi shtatë kilogramë kokainë, gati për t’u shitur.

Shqiptari, i dënuar për krime të lidhura me trafikun e drogës, ka ngritur dyshime te policia gjatë hyrjeve dhe daljeve të tij në një apartament.

Ai është ndaluar nga autoritetet, ndërsa pas kontrollit fizik iu gjetën me vete 340 gramë kokainë dhe dy çelësa, njëri prej të cilëve ishte i apartamentit nga ku 45-vjeçari ishte larguar, shkruajnë mediat italiane.

Pas kësaj, policia ka ushtruar kontrolle edhe në apartament në, ku u gjetën gjashtë pako kokainë, me peshë 6.7 kilogramë, dhe materiale për paketimin e lëndës narkotike me qëllim shitjen.

Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 4200 euro, që mendohet se e kanë burimin nga aktiviteti i trafikut të drogës.