Një burrë është shpëtuar pas dy muajsh në det, ndërsa vëllai dhe nipi i tij kanë humbur jetën. Siç raportohet 46-vjeçari, Mikhail Pichugin ishte nisur së bashku me vëllain e tij 49-vjeçar dhe nipin 15-vjeçar në një udhëtim për të vëzhguar balenat në ishujt Shantar në fillim të gushtit. Ai u gjet nga një varkë peshkimi në Detin e Okhotsk, deti më i ftohtë në Azinë Lindore. 

Gjithashtu trupat e vëllait dhe nipit të tij thuhet se ishin ende në varkë. Po ashtu në varkë kishte mbetur edhe një sasi e vogël ushqimi. Megjithatë është e paqartë se si burri mbijetoi dhe të afërmit e tij vdiqën.

Një video e publikuar nga prokurorët tregon Pichugin me një jelek shpëtimi dhe duke bërtitur në mënyrë të dëshpëruar “eja këtu!” ndërsa ekuipazhi i peshkimit afrohet.