Departamenti i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë për mallra kontrabandë.
Ky kontroll vjen pas vendimit që ka dhënë Gjykata e Tiranës.
Mësohet se janë gjetur sasi të konsiderueshme “botox”-i kontrabandë.
Ndërkohë, deri në këto momente janë vënë në pranga 3 persona.
3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 6 persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Priten më shumë detaje në vijim.