6 persona janë proceduar penalisht nga blutë e Pogradecit. Sipas një njoftimi, dyshohet se të 6 personat në bashkëpunim me njëri- tjetrin hynë me dhunë në banesën e një 26-vjeçari në Pogradec dhe e kanosën atë.

Policia thotë se 6 të proceduarit, banues në Tiranë pretendojnë se 26-vjeçari u kishte lek borxh.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. B., 37 vjeç, K. M., 38 vjeç, M. D., 39 vjeç, D. T., 26 vjeç, K. K., 29 vjeç, N. D., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi kanë hyrë në banesën e shtetasit R. S., 26 vjeç, banues në Pogradec, duke dëmtuar derën dhe dritaren e banesës, si dhe e kanë kanosur shtetasin R. S., me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash 37-vjeçarit.