Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës te Interi. 

Paris Saint-Germain, janë duke kërkuar vazhdimisht informacion për 26-vjeçarin, të cilin në “Parc des Princes” e shohin si zëvendësues të Kylian Mbappe.

Pavarësisht se në krye të listës, së PSG është Victor Osimhen, edhe francezi po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Por problemi është se zikaltrit nuk pranojnë më pak se 80 milionë euro për kartonin e tij dhe për më tepër është në planet e trajnerit Inzaghi. 

Thuram zbarkoi në Milano, falë këmbënguljes së vazhdueshme, të Drejtorit Sportiv, Pierro Ausilio, i cili siguroi shërbimet e francezi, me parametra zero, nga gjermanët e Borussia Monchengladbach.

Menjëherë 26-vjeçari është kthyer në një pikë referim në sulmin e Simone Inzaghi, duke shënuar 22 gola e asistuar 17 të tjerë, në 54 paraqitje me Interin.