Një 68-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase dhe e ka kanosur se do të publikojë foto intime të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin G. T., 68 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Kavajë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase dhe e ka kanosur se do të publikojë foto intime të saj.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.