Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një 12-vjeçar nga Ukrahina ka pirë doza të mëdha ibrufeni.
I mituri mësohet se është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës.
12-vjeçari me inicialet V.K., është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kish konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg, të cilat ia ka dhënë nëna e tij gabimisht.
Megjithëse gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme, ai u dërgua për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.





