Që prej muajit gusht, Stresi ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës për sherrin famëkeq në një klub nate në Pejë.

Nga arratia, ai ka deklaruar për “Prive” se nuk është marrë si dëshmitar dhe organet e drejtësisë nuk po ndjekin rrugën e duhur. Por përtej problemeve ligjore, Stresi u pyet edhe për raportin me Noizy-n, emri i të cilit gjithashtu është lakuar në këtë sherr.

Por reperi e bëri të qartë se pavarësisht çfarë të dy servirin në rrjetet sociale, kanë raporte të ngushta me njëri-tjetrin që bazohen në respekt të mirësjellë. Ai shprehet se kanë komunikim mes tyre dhe nuk ka munguar ndihma, pavarësisht se është vendimi i tij që ta kalojë gjithçka vetë.

Ndryshe njerëzit kanë reaguar 22 vjeç, ndryshe tani që jemi 38. Është krejt dekadë dhe epokë tjetër për tjetër dhe normalisht që s’kemi më kohë as ne nga pala jonë, as ai, as kurrkush dhe gjëja më e mirë është respekti dhe ajo i mbulon të gjitha. Kemi respekt më shumë dhe ajo është gjëja më e mirë. S’ka pasur asnjëherë ulje-ngritje, por thjesht njerëzit bien çdo ditë në kurthet tona. Jemi shumë mirë, familjarisht shkojmë mirë, kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur dhe vazhdojmë përpara. Qentë do të lehin, edhe për ne që na njohin, qeni leh edhe për dikë që s’e njeh kështu që s’po i vëmë rëndësi. Kemi komunikim patjetër, çfarë duhet, ku je, hajde, por unë jam dikush që çdo sprovë në jetë e kaloj vetë, pavarësisht se kam shumë shokë edhe këtu ku po intervistohem dhe kudo, por sprovat i kaloj vetë, s’kam qejf t’i rëndoj njerëzit, ia dal. Mjafton që shoku të ndihmon.