Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në “Arena Egnatia”, përballë Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Superiores.
Rastet e rrezikshme nuk munguan, madje kampionët humbën dhe një penallti, por në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.
Pas disa aksionesh të rrezikshme, Egnatia fitoi një penallti në pjesën e parë, por Vuthaj gaboi nga 11-m dhe kjo pjesë u mbyll 0-0 dhe me Dylis, që u ndëshkua me të kuq.
Në fraksionin e dytë vendasit luajtën me një lojtar më pak, por Teuta nuk arriti ta shfrytëzojë superioritetin numerik.
Pavarësisht disa aksioneve premtues, gjithçka u mbyll 0-0.
Pas këtij barazimi Egnatia mban vendin e dytë me 15 pikë, teksa Teuta e ndjek me vetëm 1 pikë më pak duke mbajtur vendin e pestë.