Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Blutë e Kurbinit bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Mbikalimi”, u arrestuan dy vëllezërit Simon Vuka dhe Gezim Vuka.

Dy vëllezërit u arrestuan në rrugën “Laç-Mamurras”, teksa po  transportonin rreth 8.2 kg kannabis Sativa, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

 Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.

Transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë, në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, 2 vëllezër.

Sekuestrohen lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. V., 36 vjeç dhe G. V. 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.