Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Dushk të Lushnjës.
60-vjeçari, Rexhep Rrasa është aksidentur me zetor dhe për pasojë është në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se mjeti bujqësor e zuri poshtë kodrën me ullishte në pronësi te tij. Ai kishte shkuar për të mbledhur ullinjtë, por në një moment në terren të vështirë dhe me brezare Rrasa ka humbur drejtimin e zetorit duke rënë në një gropë dhe mjeti përfundoi i ngecur mes trungjeve të ullinjve.
I aksidentuari është dërguar ne Tirane për mjekim të specializuar pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësorë në spitalin e Lushnjës, pasi ka dëmtime në të gjithë trupin.
Sipas bashkëfshatareve te tij, të drejtosh mjetet bujqësore duhet leje drejtimi e veçantë dhe eksperiencë. Përveç kësaj rrugët e parcelave janë të rrezikshme sepse janë të pasistemuara.