Një 15-vjeçare ka denoncuar mësuesin e saj se e ka ngacmuar seksualisht gjatë periudhës prill-maj. Ngjarja është denoncuar dje në Cërrik nga adoleshentja.
Pas kallëzimit uniformat blu kanë ndaluar mësuesin 48-vjeçar. Mësuesi është identifikuar me inicialet K. J. Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit.
Njoftimi I plotë:
Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur një 15-vjeçare, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se gjatë kohës që udhëtonte në autobusin e shkollës, në periudhën prill-maj, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj, shtetasi K. J., 48 vjeç. Në vijim të veprimeve, u ndalua me iniciativë shtetasi K. J., 48 vjeç. Vijojnë veprimet për dokumentimin e rastit.