Një 39-vjeçar shqiptar me aftësi të kufizuara ka rënë prangat e policisë italiane, pasi merrej me trafik droge.

Siç raportohet nga mediat vendase, 39-vjeçari ishte i njohur për policinë italiane pasi ndaj tij kishte një masë sigurie ‘arrest në shtëpi’.

Ai u kap teksa po qëndronte në karrigen e tij me rrota para një farmacie, ku i është nënshtruar menjëherë kontrollit.

Pas kontrollit të mëtejshëm policia i gjeti atij një thikë rreth 22 cm të gjatë. Gjithashtu, në çantën që kishte me vete, efektivët gjetën 20 doza me mbi 65 gramë kokainë dhe 1325 euro para të gatshme.

Në përfundim të hetimeve shqiptari është arrestuar pasi dyshohet për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.