Një 41-vjeçar, i kërkuar në Shqipëri, u arrestua nga karabinierët e stacionit Cerro Maggiore në Itali.

Shqiptari ishte në kërkim pas një mase sigurimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, kryer në Shqipëri në periudhën shkurt-mars 2024.

Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie në pritje të dispozitave të Autoritetit Gjyqësor.