Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Itali, shtetasit, Dritan Hakaj 45 vjeç. Sipas mediave italiane shkak ka qenë një konflikt me autorin 78-vjeçar, Valter Budri pasi dyshohet se shqiptari kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e të moshuarit, edhe ajo një shqiptare 51 vjeçe.

Ngjarja ndodhi në banesë e çiftit, pasi 78-vjeçari kishte mësuar për tradhtinë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari e frekuentonte shpesh banesën e të moshuarit, ndërsa natën e krimit ai kishte shkuar në gjendje të dehur dhe ka nisur që të sulmojë gruan në sytë të djalit të saj 11 vjeçar.

Në këtë moment i moshuari nxori armën duke qëlluar disa herë në ajër për të trembur 45-vjeçarin. Ky i fundit është trembur dhe është larguar poshtë hyrjes së banesës.

Më pas i moshuari italian ka qëlluar sërish me dy plumba, një në ajër dhe një tjetër e ka prekur shqiptarin në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia shoqëroi të moshuarin ndërsa i sekuestroi edhe armën e krimit. Ndërkohë janë marrë edhe dëshmitë e fqinjëve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.