Gjykata e Posaçme ka lënë në burg oficerin e Patrullës se Përgjithshme, Elefterios Sullaj dhe dy të dyshuarit Mikel Zhegu dhe Ersi Tafa, të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge.

Sullajt iu gjet në makinë lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Elefterios Sullaj, është djali i ish-zv. Drejtorit të Policisë Pandeli Sullaj. Hetimet për të kishin disa muaj që kishin nisur dhe kryheshin nga SPAK në bashkëpunim me SHÇBA, të cilat bënë të mundur arrestimin në flagrancë të personave të lartpërmendur.

Sot, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë prtencën e Prokurorisë Speciale SPAK, dhe ka lënë në burg tre të arrestuarit, që u kapën te Rruga e Kosovarëve në Tiranë.