Tre të mitur kanë vjedhur disa monopatina në zona të ndryshme të Tiranës. Si pasojë, ata janë proceduan në gjendje të lirë bashkë me prindërit e tyre. 

Ndërkohë, policia u ka sekuestruar tetë monopatinat e vjedhura. 

“Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje monopatinash të kryera nga 3 të mitur, në zona të ndryshme të Tiranës. 

Sekuestrohen 8 monopatina, të dyshuara të vjedhura. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan në gjendje të lirë 3 të mitur për veprën penale “Vjedhja” kryer më shumë së njëherë, si dhe prindërit e tyre, shtetasit 46 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 44 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal. 

3 të miturit dyshohet se kanë vjedhur disa monopatina në zona të ndryshme të Tiranës. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrolleve të banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 8 monopatina të dyshuara të vjedhura”,-njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.